×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident me pasojë vdekje në Peqin, humb jetën 64-vjeçarja

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 22:50

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 64-vjeçareje ka ndodhur në Peqin.


    Bëhet me dije se një 43-vjeçar me iniciale E.S., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren me iniciale Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.

    Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim dhe për shkak të plagëve të marra, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë.

    Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!