×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zemaj bashkë me Policinë dhe Inspektoratin mbyllin disa kafene në Prishtinë

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 1:10

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, kanë mbyllur disa kafene në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë” që sipas tij, shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti-pandemi.

    Zemaj ka shtuar se respektimi i masave anti-COVID është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës, njofton Klan Kosova.

    “Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid”.

    “Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!