×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhat Krasniqi flet për krokodilë në lumin Mirusha në Malishevë

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 8:04

    Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Malishevës, Nexhat Krasniqi, duke folur për problemet aktuale të të kësaj komune, ka përmendur Lumin Mirusha.


    Sipas Krasniqit, kryetari aktual, Ragip Begaj ia ka marrë atij një ide.

    “Gjatë kohës kur kam kandidu unë e kam pas një premtim 8 milionë eurosh për ndërtimin dhe rregullimin të Lumit Mirusha, ai plan ideor që ka pas me përfundu brenda tri vite, kryetari e ka dëgju prej meje dhe e ka nis nga Banja dhe ka mbet aty”, tha ai në emisionin “Jeta në Komunë”.

    Tutje Krasniqi tha se ky lum ka edhe krokodilë.“Lumi Mirusha është në gjendje të mjerueshme aktualisht saqë e pash një postim sot thanë, krokodilët në Lumin Mirusha, nëse shkojmë e shikojmë aty, në dy anët e lumit është e mjerueshme”, shton ai.

    https://www.facebook.com/kallxo/videos/2718585695080236/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!