Java që po e lëmë pas ishte javë tragjike për bashkëkombasit tanë që jetojnë në mërgatë.
Brenda një jave, në Gjermani si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën pesë kosovarë, shkruan Rreporteri.
Në ditën kur u varrosën dy vëllezërit nga Deçani, ndodhi edhe një aksident tjetër tragjik. Tre anëtarë të një familje humbën jetën derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg në orët e mëngjesit.
Mediat gjermane shkruajnë se kosovarët që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik janë të moshave, 12, 18 dhe 35 vjeçare. Ata raportohet se janë nga qyteti i Ferizajit.
Ambasada kosovare në Gjermani ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.