×
  • Lajme
  • Botë

    Profesorit francez i pritet koka nga një 18 vjeçar, shkak karikaturat kundër profetit Muhamed

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 9:31

    Franca u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku një profesor u ekzekutua në mënyrë makabre, me prerje koke, nga një person në rrethinat e Parisit.


    Vrasja e profesorit lidhet me faktin se para pak ditësh ai kishte publikuar në klasë disa karikatura të profetit Muhamed, gjë e cila ka ngjallur zemërimin e një 18-vjeçari i cili e vrau me thikë duke thirr “Allah Akbar”.

    Po ashtu, autori ka kërcënuar me thikë dhe efektivët e policisë, të cilët e qëlluan për vdekje. Pas verifikimeve, u konstatua se i riu kishte dhe një brez me eksploziv. Lidhur me krimin e rëndë ka reaguar dhe presidenti i Francës , Emmanuel Macron, duke e quajtur atë një sulm terrorist islamik.

    Macron u shpreh se mësuesi u vra sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”. “Ata nuk do të fitojnë… Ne do të veprojmë”, tha presidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!