×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet për një shpërthim në “Raiffeisen Bankë” në Ferizaj, Policia bllokon rrugën

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 10:02

    Një shpërthim raportohet se ka ndodhur sot Bankën Raiffeisen në Ferizaj.


    Në një video të dërguar në adresë të Reporterit shihet se Policia kanë bllokuar rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku raportohet të ketë ndodhur shpërthimi.

    Reporteri ka tentuar që në lidhje me rastin të marrë informacione edhe nga Policia e Kosovës por të njëjtit nuk u janë përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme.

    Nga vendi i ngjarjes, lexuesit kanë dërguar edhe video në adresën tonë.

    Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!