Presidenti francez Emmanuel Macron ka denoncuar atë që ai e quajti “sulm terrorist islamik” kundër një mësuesi të historisë që iu pre koka në një periferi të Parisit të premten, duke kërkuar që kombi të qëndrojë i bashkuar kundër ekstremizmit.
Mësuesi kishte diskutuar karikaturat e Profetit Muhamed me klasën e tij, thanë autoritetet. Sulmuesi i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia pas prerjes së kokës mësuesit, njofton Klan Kosoa.
Prokurori francez i antiterrorizmit hapi një hetim në lidhje me vrasjen me një motiv të dyshuar terrorist, tha zyra e prokurorit.
Macron vizitoi shkollën ku mësuesi punonte në qytetin Conflans-Saint-Honorine dhe u takua me stafin pas vrasjes. Një reporter i Associated Press pa tre ambulanca të mbërrinin në vendin e ngjarjes dhe policinë e armatosur rëndë përreth zonës dhe furgonët e policisë që rreshtoheshin në rrugë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.