Java që po e lëmë pas ishte javë tragjike për bashkëkombasit tanë që jetojnë në mërgim.
Pas 5 kosovarëve që vdiqën në Gjermani, sot raportohet se ka vdekur edhe një qytetar nga Kosova me banim në Zvicër, shkruan Reporteri.
Vesel Cen Avdylaj raportohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Zvicër.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar vetë familjarët.
“Dje me 16 tetor aksidentalisht në vendin e punes ne Zvicerr ndrroj jet Vllau i jon Vesel Cen Avdylaj duke na lan perher te piklluar familja Avdylaj ishalla per gjenet Vlla”, ka shkruar familjari i viktimës.
Kujtojmë se dje janë varrosur dy vëllezërit nga Deçani që vdiqën tragjikisht në Gjermani, dhe po në të njëjtën ditë u raportua edhe për tre kosovarë të vdekur në një aksident komunikacioni. /Rreporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.