×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Himarë të Shqipërisë

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 11:02

    Një person dyshohet se është vrarë në Himarë të Shqipërisë nga një sulm me armë zjarri.


    Sipas mediave atje, viktima është një 60-vjeçar me iniciale N.G. dhe në momentin e atentatit ka qenë duke shëtitur më bashkëshorten në bulevardin e Himarës.

    Personi në fjalë është plagosur pranë supermarketit të motrës së tij në qytetin e Himarës, shkruan oranews, transmeton Gazeta Sinjali.

    Dyshohet se një person i maskuar ka dalë nga automjeti në shëtitore dhe ka qëlluar 5 herë me armë zjarri mbi viktimën.

    Sakaq ka mbetur e plagosur edhe motra e tij, e cila është nisur për kujdes shëndetësor në spital.

    Ai mësohet se është pronar i një hoteli dhe bar restoranti në Himarë, si dhe sipërmarrës i njohur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!