×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës kapë 53 sirianë në 13 taksi në Leposaviq

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 11:13

    13 taksi vetura me 53 sirianë migrantë janë kapur në Leposaviq nga Policia e Kosovës.


    Në mungesë të dokumenteve për lejeqëndrim në Kosovë ata janë shoqëruar në njësinë e migracionit.

    Lajmin për klankosova. tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

    “13 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria. Jemi në koordinim me prokurorin për të parë procedurat e mëtejshme”.

    Taksitë ishin duke udhëtuar në formë të kolonës, të gjithë bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!