Italia është duke shqyrtuar shtrëngimin e masave kufizuese në tërë vendin për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit.
Këto propozime i ka bërë kreu i rajonit veri-perëndimor të Liguarisë, Giovanni Toti, duke thënë se janë duke diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë italiane kanë thënë se për momentin nuk dihet nëse do të ketë orë policore apo kufizime për restorantet.
Siç shkruan Reuters, masat e reja mund të miratohen nga qeveria deri të hënën.
Italia ishte vendi i parë evropian që është goditur nga koronavirusi, duke arritur shkallë ekstreme të të infektuarëve ndërsa ato janë së fundmi janë rritur përsëri. Përgjatë së premtes janë raportuar mbi 10 mijë raste të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.