Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka thënë se Qeveria e lodhtë e Kosovës e ka shuar pavarësinë e Policisë, Doganeve dhe ATK-së me shkarimet e djeshme të krerëve të këtyre tri institucioneve.
Totaj është ankuar pse s’ka pasur asnjë reagim nga ambasadat e huaja për shkarkimet e fundit.
Ai ka thënë se Kryeministri iu hakmor Policisë e cila arrestoi para një jave Nënkryetarin e LDK-së.
“Këto janë spastrime politike”, ka thënë ai.
Totaj ka thënë se të trija këto institucione janë vlerësuar nga ndërkombëtarët se kanë funksionuar në mënyrë ligjore dhe kanë pasur sukses.
Ai ka thënë se logjika e Avdullah Hotiti është sikur e Albin Kuritit për spastrime politike të pozitave më të lartë shtetërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.