×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie drastikisht shitja e banesave në Prishtinë, çmimet e tyre vazhdojnë të jenë të larta

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 20:53

    Në Prishtinë, pavarësisht rënies së shitjes së banesave, çmimet e tyre nuk kanë rënë.


    Sa më afër qendrës, metri katror shitet shumë më shtrenjtë.

    Në lagjen Ulpiana ky çmim shkon deri në 1 mijë e 500 euro për metër katror, në Rrugën B deri në 1 mijë euro, në rrugën C deri në 850 euro, në Lagjen Mati deri në 800 euro.

    E pavarësisht këtyre çmimeve, kërkesa për blerje ka rënë, e edhe fuqia blerëse, sidomos në kohën e pandemisë.

    Sipas shitësve të banesave, me të ardhurat e veta, qytetarët e kanë të pamundur të blejnë banesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!