Një rrëshqitje dheu të dielën në qytetin Hanoi të Vietnamit, ka shkaktuar zhdukjen e 22 ushtarakëve.
Rrëshqitja ndodhi në provincën qendrore Quang Tri, ndërsa Qeveria deklaroi se kjo është humbja më e madhe ushtarake në kohë paqeje, derisa vendi po lufton me përmbytje të rënda.
Rrëshqitja e dheut ka prekur kazermat e një njësie të Rajonit të 4-të ushtarak të Vietnamit, ndërsa para disa ditësh ka shkaktuar vdekjen e 13 personave, kryesisht ushtarakë, shkruan Reuters.
Reshjet intensive të shiut që filluan nga tetori, kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të baltës, duke shkaktuar vdekjen e 70 personave, derisa shiu pritet të vazhdojë edhe ditët e ardhshme.
“Ne kurrë nuk kemi humbur kaq shumë anëtarë ushtarakë, përfshirë dy gjeneralë dhe zyrtarë të rangut të lartë, në fatkeqësi natyrore”, ka deklaruar qeveria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.