×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli i thërret në zyrën e tij krerët e institucioneve dhe Ekipin Negociator

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 17:05

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politikë të Kosovës.


    Nesër, krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.

    Burimet e Reporteri.net, thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e  zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ka qenë iniciativë e zotit Veseli që t’i mbledhë liderët dhe Ekipin në një takim të përbashkët. Qëllimi është të ketë një koordinim institucion dhe me Ekipin Negociator. Aq më tepër për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik”, ka thënë ky burim.

    Samiti i Berlinit nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret rreth dialogut, por u tha se i ka dhënë një dimension tjetër dialogut Kosovë – Serbi.

    Taksa e vendosur nga Kosova po e mbanë ende peng dialogun. Pezullimin e saj po e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Franca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!