×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Shpejtësi që vret jetën”, pezullohen 20 leje drejtimi dhe arrestohen 4 shoferë

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 10:35

    Policia Rrugore njofton se 20 Leje Drejtimi janë pezulluar për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm.


    Nga këto, 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

    “Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën”, thotë Policia Rrugore.

    “Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në këto akse me risk, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon”- njofton Policia, e cila ka vijura kontrollet edhe në rugë të tjera të kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!