×
  • Lajme
  • Lajme

    Si Vetëvendosje edhe AAK me TV partiak

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 15:13

    Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëjtë sikur Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur transmetimin e televizionit partiak.


    E i ftuar i parë i televizionit të këtij subjekti, është deputeti Bekë Berisha, i cili së fundmi edhe u zyrtarizua si kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, shkruan Reporteri.net.

    Ai në këtë intervistë po flet për jetën e tij dhe aktivitetin e tij politik.

    Transmetimi i intervistës me Berishën nisi ‘live’ në faqen zyrtare të AAK-së në rrjetin social Facebook.

    Edhe Lëvizja Vetëvendosje, muaj më parë lansoi televizonin e saj partiak, ku deri më tani janë intervistuar figurat kyçe të partisë, përfshirë edhe liderin e saj, Albin Kurtin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!