×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet me Covid sërish në rritje, autobusi nga Gjakova i stërmbushur me njerëz pa distancë

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 20:32

    Në ditët e fundit janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Covid në Kosovë, por edhe në mbarë botën.


    Vetëm sot u shënuan 137 raste të reja.

    Përkundër se drejtuesit e institucioneve gjegjëse por edhe infektologët në vazhdimësi po bëjnë thirrje te qytetarët por jo vetëm të kenë kujdes, kjo po haset në vesh të shurdhër.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar foto të linjës së autobusit Gjakovë-Prishtinë ku shihet se si aty fare nuk respektohen masat.

    Padyshim se fajin kryesor e ka operatori i linjës, i cili lejon që autobusi të stërmbushet me udhëtarë.

    Nga foto shihet ka udhëtarë në secilën ulëse, por edhe në këmbë, ku nuk respektohet fare distanca, ndërsa nuk kanë as maska të vendosura. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!