×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi tregon nëse AAK do të heq dorë për pozitën e Presidentit për ta ruajtur Qeverinë

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 21:04

    Ka kohë që AAK e ka zyrtarizuar kreun e saj, Ramush Haradinaj, për postin e Presidentit, çka ngjalli jo pak reagime në opinion.


    Ministri Kuçi në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se për ta zgjedhur Presidentin duhen edhe votat e opozitës.

    “Duhet vota e opozitës për ta zgjedhur Presidentin. Për tu zgjedh presidenti duhet me qenë prezent 80 deputetë, ky proces është një prej pikave më kritike të funksionimit të shtetit. Sfida është tek opozita, në moment kur vije zgjedhja e presidentit duhet të ketë koordinim. Duke pasur parasysh këtë proces, ne kemi përgatitur opinionin, dhe që kjo çështje të rregullohet duhet të ketë darkordim dhe të mos vendoset nënpresion, dhe mos të ketë president te zarfit. Paraqitja e Haradinaj për president ka përparësitë dhe dëmet e veta krahasuar me Haradinajn dhe AAK”, ka deklaruar Kuçi.

    I pyetur se a heqin dorë nga kërkesa për presidentit për ta ruajtur rrëzimin e qeverisë ku bpër ta ruajtur rrëzimin e qeverisë ku bëjnë pjesë, Kuçi nuk ka dhënë një përgjigje, por ka deklaruar se kur ka vendosur AAK ta propozojë ka pasur parasysh shumë procese të brendshme

    “Haradinaj krijon një farë balance dhe njihet për lehtësimin e proceseve nacionale, që dalin jashtë kornizave partiake. Për shkak të përvojës, kalimit në shumë proces, përvojës edhe diplomatike, mënyrës së argumentimit të çështjeve, guximit, jo servilizmit, atëherë pyetja është pse Haradinaj të mos jetë president”, ka pohuar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!