×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pa rrugë, pa ujë e pa ndriçim, lagjja “15 tetori” në Vlorë

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 22:21

    Banorët e lagjes “15 tetori” në Vlorë vuajnë nga mungesa ujit, ndriçimit ndërkohë kanali i ujerave të zeza përshkon lagjen mes për mes.


    Banorët shprehen se në vitin 2013 u instalua rrjeti i Ujësjellësit dhe u lidhën kontratat por rubinetat e çezmave mbetën sërish të thata.
    “Nuk vjen ujë fare. Lagjja jonë nuk ka fare ujë. Kemi puset dhe e marrim në ujë të ftohtë”.

    Halli i detyroi të shtronin rrugën me sa mundësi kishin, por zhavori që hodhën nuk i dha asnjë zgjidhje.

    “Jemi si në mesjetë”

    200 familjet janë ankuar shpesh herë në bashkinë e Vlorës dhe në institucionet e tjera. Shkresat zyrtare po ashtu janë të pafundme por sërish vetëm heshtje. Madje as në buxhetin vitit 2020 të bashkisë Vlorë nuk është parashikuar fond për rehabilitimin e këtij blloku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!