Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka treguar se ai ka qenë i ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale dhe se është mbrojtur në heshtje.
Ai ka thënë se më shumë ka inati për votimin e kësaj gjykate, se frikë nga ajo.
“Jam shumë i inatosur, jo pse merret veç me mua, po për krejt këtë proces. Ma shumë kam inati, se frikë. Nuk jam prej atyre që them që nuk kam frikë, por jam prej atyre që frikësohem më së paku, sepse kam dhënë shumë mund, nuk e kam pasur lehtë, jo veç unë dhe familja, por një zonë e tërë”, ka thënë Kuçi në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se gabimi më i madh në historinë e Kosovës që ka bërë Kuvendi është votimi i ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Nuk ka me ju dhënë rasti me bërë kësi gabimi”, ka thënë ai.
Kuçi thotë se kjo gjykatë ka shumë elemente të shkeljes së të drejave të njeriutdhe se është një etnike.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.