×
  • Lajme
  • Botë

    Masa shtrënguese në Itali, kufizime në shkolla, bare e restorante

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 23:16

    Teksa Italia po përballet me një valë tjetër infektimesh të larta me Covid-19, kryeministri Giuseppe Conte firmos një tjetër dekret me masa shtrënguese.


    Kështu, kreu i qeverisë ka autorizuar kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

    Disa prej masave shtesë:

    -autorizon kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

    – mbyllen në ora 18.00 të gjithë lokalet, baret, pubet pa vende ulje per klientët.

    -mbyllen në ora 24.00 lokalet e restorante. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina e një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal.

    – shkollat nuk do të mbyllen por për nxënësit e ciklit të lartë e studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne.

    – nuk lejohet mbajtja e kongreseve e organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare.

    – Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca.

    – i jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të marrë vendimin e mbylljes o jo të tyre.

    Gjatë 24 orëve të fundit, Italia regjistroi 11705 të infektuar dhe 69 viktima.

    Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane.

    Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!