Policia e Shqipërisë ka gjetur një jaht të braktisur në Shëngjin. Jahti i gjetur të shtunën, bashkë me një gomone, vlera e të cilave së bashku shkon rreth 300 mijë euro, dyshohet të jetë përdorur për trafik droge.
Nuk ka asnjë detaj në lidhje me personat që mund të kenë në pronësi gomonen ose jahtin por dyshohet se jahti është përdorur për aktivitet të paligjshëm.
“Më datë 17.10.2020, ora 20:04, jemi njoftuar nga Salla Operative e Drejtorisё Rajonale tё Kufirit dhe Migracionit Durrёs se nё det, rreth njё milje larg bregut, nё zonёn e quajtur Godull, ёshtё gjetur, nё gjendje tё braktisur, njё mjet lundrues “Velierё”, me mbishkrimin “TAI-PAN” dhe, nё breg, nё vendin e quajtur Laguna e Patokut, ёshte konstatuar njё Gomone e vogёl, ngjyrё e bardhё, me mbishkrimin “TAI-PAN”, gjithashtu e braktisur, tё cilat u sekuestruan nё cilёsine provave materiale Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Kurbin”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.
Sipas burimeve të mediave në Shqipëri, në jaht dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit, të huaj. Jahti është me flamur slloven.
Po ku janë dyshimet e para?
“Burime nga policia kufitare kanë dyshime të forta se jahti mund të përdorej për të transportuar lëndë narkotike. Në momentin që është afruar policia anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur jahtin” i ka thënë një burim televizionit Abc News.
Ky është rasti i dytë brenda vitit, pasi në shtator të 2019 u gjet një tjetër jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord. /Reporteri.net