Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet blerja e veturave zyrtare për ministritë dhe agjencitë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë theksoi se duhet të ndalohen të gjitha proceset e blerjes së veturave zyrtare.
“Kërkohet të ndalohet blerja e veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë. Obligohen të gjitha ministritë dhe agjencitë të cilat janë në proces të blerjes së veturave të ndalojnë këtë. Obligohet MPB që brenda një jave nga hyrja në fuqi e këtij vendimi të sjell për aprovim një plan për veturat zyrtare dhe shpërndarjen e tyre”, pohoi ai.
Selmanaj shtoi më tej se të gjitha ministritë duhet ta respektojnë këtë vendim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.