×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet plani për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 16:56

    Qeveria e Kosovës ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se për secilën pikë është bërë një përshkrim ku do të shërbej për t’i njoftuar partnerët për arritjen.

    “Kjo marrëveshje përfshin obligimet e disa institucioneve. Duke qenë që për shumicën e pikave ka pasur diskutime të mëhershme për secilën pikë është bërë një përshkrim i shkurtër dhe kjo do të shërbejë për t’i njoftuar partnerët për arritjen”, ka thënë ai.

    Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë janë pajtuar të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!