Një 26-vjeçare nga Skenderaj është zhdukur prej katër ditësh. Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, i njohur tashmë si hero, i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të zhdukur.
Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se familjarët e vajzës nga Skënderaj ka deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës të cilët e kanë konfirmuar zhdukjen e vajzës.
“Në stacionin policor në Skenderaj, mbrëmë nga anëtarët e familjes është raportuar për 24 vjeçaren, rasti është inicuar si person i zhdukur”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Kujtojmë se familjarët e vajzës nga Skënderaj ka deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli. /Reporteri.net/.