Kanë shkuar në Peshkopi për të marrë nusen, por në kthim, dhëndri dhe krushqit janë bllokuar në rrugë.
Ata do të shkonin për në Durrës por kanë mbetur në trafik në kryqëzimin Burrel-Rreshen-Klos, ku opozita e Bashlkuar dhe militantët bllokuan rrugën, në kuadër të mosbindjes civile në 12 qarqet.
Kujtojmë se sot opozita e Bashkuar në Shqipëri ka protestuar sot në 12 qarqet e vendit ku janë bllokuar akset kryesore kombëtare për më shumë se 120 minuta.
Mbështetësit e thirrur nga opozita bashkë me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeverisë.
Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte me protestuesit tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.