×
  • Lajme
  • Botë

    Vendi i parë në Evropë që rikthehet në izolim

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 11:20

    Evropa po përballet me rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID-19. Kjo ka bërë që shumë shtetet të rikthejnë disa nga masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e pandemisë.


    Irlanda është vendi i parë në Evropë që rikthehet në izolim por ku shkollat do të qëndrojnë të hapura.

    Kryeministri irlandez Michael Msrtin, i ka kërkuar popullit, zyrtarisht, që të qëndrojë në shtëpi, por duke nënvijëzuar se dyert e shkollave do të qëndrojnë të hapura dhe në këto orare do të lejohet lëvizja.

    Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi për 6 javët në vijim, prej mesnatës së të mërkurës, përfshijnë mbylljen e çdo aktiviteti tregtar, jo të domosdoshëm, dhe limitojnë aktivitetin e bareve dhe restoranteve, duke lejuar që klienti ta marrë porosinë dhe të largohet, por jo të qëndrojë në ambientet e bareve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!