×
  • Lajme
  • Lajme

    Boiken Abazi doli për të protestuar kundër ministrit grek, VV thotë se u kidnapua

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 12:09

    Ministri grek Nikos Dendias ka mbërritur në Tiranë ndërsa në orën 11:45 minuta ka hyrë në Ministrinë e Jashtme Shqiptare për të vijuar axhendën me takimin me homologun Gent Cakaj.


    Ministri grek është pritur nga protesta e organizuar nga PDIU-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, pjesëtarë të së cilës janë përplasur dhe nga Policia e Shtetit.

    Në momentin që Dendias ka mbërritur dhe ka zbritur përpara ministrisë, protestuesit janë revoltuar dhe kanë nisur tentativat për të çarë kordonin policor.

    Deri më tani janë shoqëruar 22 protestues, mes tyre dhe Bojken Abazi, kreu i VV-së në Shqipëri.

    Nga VV kanë thënë se Boiken Abazin policët e kanë marrë teksa ecte rrugës, pa i sqaruar asgjë e pa i treguar asnjë dokument.

    Arbër Zaimi ka thënë se ky lirisht mund të quhet rrëmbim.

    “Duke qenë se Boiken Abazin policët e kanë marrë teksa ecte rrugës, pa i sqaruar asgjë e pa i treguar asnjë dokument, mund të thuhet lirisht se kemi të bëjmë me rrëmbim personi. Edhe këto filluan të bëjnë vaki”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!