Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vitomericë në Pejë pasi kanë grabitur një pompë të derivateve.
Sipas viktimës tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nёn kërcënimin e armës kanë grabitur të holla (pazarin ditor).
“Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanë identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tё dyshuarit: Z. V. I lindur me 2001, D. K. i lindur me 2001.
B. P. i lindur me 1990”, thuhet në njoftim.
Tek personat e dyshuar njoftohet se është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur. Bëhet fjalë për armën e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe 14 fishekё cal. 7.62mm.
Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.