Reagime të shumta ka pasur në Kosovë pasi ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.
Ndaj këtij postimi të tij ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës, por edhe deputetë të caktuar, ku këta të fundit, por jo vetëm kanë kërkuar shkarkimin e ambasadorit Gashi dhe arrestimin e tij, shkruan Reporteri.net.
Por Gashit i ka dalë në mbrojtje Arbana Xharra e cila thotë se Qëndrimi nuk duhet as të shkarkohet e as të arrestohet, pasi përfaqëson shtet sekular me Kushtetutë, e jo shtet islamik.
Postimi pa ndërhyrje i Arbana Xharrës:
Ne Kosove po behet thirrje nga “muslimanet e devotshem”, qe te arrestohet ambasadori i Kosoves ne France Qendrim Gashi, pse ka shprendare ne Twitter nje postim me karikaturen e Muhamedit. Ne mesin e ketyre qe bejne kete thirrje ka politikane, aktore…Qendrimi as mu shkarku e as mu arrestu, se ai perfaqeson shtet sekular me kushtetute – e jo shtet islamik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.