×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja mblidhet në ora 18:00

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 17:35

    Ramush Haradinaj do të mbledhë sot në ora 18:00 strukturat drejtuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Reporteri.net mëson se Haradinaj ka ftuar në këtë takim anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryesinë e partisë.

    Ende nuk dihet se cilat janë temat e këtij takimi të papritur.

    Që nga formimi i Qeverisë Hoti, vazhdimisht ka pasur raportime se koalicioni qeverisës ka lëkundje dhe rrezikon të prishet.

    Këtë e pohoi edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili vije nga AAK-ja.

    Kuçi në intervistën dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, tha se ka telashe mes partnerëve të koalicionit, por që janë të vogla dhe jo të rrezikshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!