Policia ka arrestuar personin që kanosi përmes postimeve në rrjetin social Facebook, ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, pasi ky i fundit shpërndau një artikull të një gazete franceze me një karikaturë të Pejgamberit Muhamed në Twitter.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express.
“Policia e Kosovës me datë 20.10.2020 ka ndërmarrë një operacion, që ka rezultuar me arrestimin e një personi, si i dyshuar për veprën penale sipas kapitullit XIV, të veprave penale kundër rendit kushtetues të RKS-së. Të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Ndryshe, shpërndarja e atij artikulli ka nxitur reagime të shumta në rrjet kundër ambasadorit Gashi, duke iu kërkuar edhe shkarkimi nga detyra.
Gazeta ka tentuar të marrë një koment nga vetë ambasadori Gashi, por deri më tani i njëjti nuk është përgjigjur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.