×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma e ka në plan që të vazhdojë me Limajn në krye

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 0:09

    Bekim Brestovci nga Nisma ka deklaruar se nuk e kanë në plan që ta heqin Fatmir Limajn nga pozita e kryetarit edhe pse tani kanë zgjedhjet e brendshme partiake.


    “Ne nuk kemi arsye të mendojmë për ndonjë alternativë tjetër dhe i japim me shumë dashamirësi dhe me vullnet të madh prapë rolin e kryetarit, Fatmir Limajt”, ka deklaruar Brestovci, njofton Klan Kosova.

    Brestovci në Edicionin Special ka folur edhe për punësimet partiake që bëhen në Kosovë, ku ka theksuar se një gjë e tillë nuk i është kërkuar kurrë nga Nisma.

    “Mua personalisht nuk më është kërkuar kjo, por nëse një parti politike bëhet pjesë e qeverisë nuk kërkon punësime por emërime – e këto janë ndaluar tashmë”.

    Brestovci i cili kryen funksionin e zëvendësministrit në ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës tregoi se punët e kësaj ministrie po shkojnë mirë.

    “MPJ i ka pasur duart plotë punë pasi kemi pasur fuzionim të ministrive dhe jemi në fazën finale, ka qënë edhe emërimi i ambasadorëve të rinj kemi pasur koxha punë por të gjitha proceset kanë shkuar mirë dhe janë drejt finalizimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!