Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate, ka thënë ish-shefi i tij partiak Albin Kurti nga Vetëvendosje, ka humbur të gjitha raportet me Presidentin amerikan Donald Trump.
Molliqaj në Rubikon me Adriatik Kelmendin, madje thotë se për këtë arsye tashmë Kurti, po e mbështetë edhe Joe Biden, pretendentin demokrat për president, njofton Klan Kosova.
”Kurti kur mendon se po e mbështesin amerikanët, është me amerikanët”.
”Kur mendon se nuk po e mbështesin amerikanët, nuk është me amerikanët”.
”Po e mbështet Biden sepse i ka humb të gjitha lidhjet e mundshme me Trumpin dhe thotë të hi ”all in”.
”Kështu nëse fitojmë fitoj sado pak nëse humbi, e kam humbjen e sigurt”, shprehet Molliqaj për Albin Kurtin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.