×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxha reagon pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij, fajin ia lë ish ministrit të Financave

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:38

    Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.


    Pas këtij lajmi, ka ardhur edhe reagimi i Haxhës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, fajin për ndërprerjen e kësaj kontrate, Haxha ia ka lënë ish ministrit, Ahmet Shala.

    “Kjo kerkese e menaxhmentit te PTK-së dhe bordit te PTK-së nga ana e Ahmet Shales u injorua me qellim apo apo me dashje nuk e di, por nderprerja eshte bere nga ministri i cekur bashk me qeverin ne emer te privatizimit te deshtuar. Pra faji kryesor i nderprerjes se kesaj kontrate jane ata qe demtuan PTK ne vazhdimesi me vendime strategjike te demshme per PTKn”, ka shkruar Haxha.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 16.04.2010, në cilësinë e personit përgjegjës-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari – Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’rast i shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të Aksionarit të datës, 14.05.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej 9,000,000,00 euro (nëntë milionë euro) si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej 9.891.022,81 euro, (nëntë milion e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë, e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë).

    “Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!