Legjenda e Brazilit, Pele, do të festojë pas dy ditëve 80-vjetorin e lindjes.
Në Brazil do të ketë një festë për të, për sukseset e arritura nga ai me kombëtaren, ku është kthyer në idhullin e shumë njerëzve, anë e mbanë botës.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, Pele shprehet se shpreson që Zoti ta pranojë në parajsë si njerëzit në tokë. “Jam falënderues ndaj Zotit që më solli në jetë në një epoka si kjo. Shpresoj që kur të shkoj në parajsë, Zoti të më pranojë ashtu si njerëzit më pranuan në tokë, falë asaj që tregova në futboll”.
Pele do mbetet gjatë në kujtimet e tifozëve të futbollit, por veçanërisht në mendjen dhe zemrat e tifozëve të Brazilit, që u dha aq shumë suksese nga 1957, kur luajti për herë të parë me kombëtaren e vendit të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.