Gareth Bale ishte njëri nga transferimet sensacionale të merkatos së fundit ku u rikthye te Tottenhami pas 7 vitesh
Jose Mourinho ka folur për uellsianin duke ulur pritshmëritë e mëdha që kishin tifozët e Tottenhamit për të, shkruan Reporteri.net
Tekniku portugez ka thënë se Bale nuk është i njëjti pasi kanë kaluar 7 vite nga koha kur ai ishte larguar nga Tottenhami.
“Asnjë lojtar nuk qëndron i njëjtë në një hark kaq të gjatë kohor. Kanë kaluar 7 vite prej kohës që Bale u largua nga Tottenham, jo shtatë muaj. I ndodh të gjithë futbollistëve. Në shtatë vite lojtarët ndryshojnë, dhe nuk ka lidhje nëse për mirë apo për keq,” ka thënë Mourinho. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.