×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e Vuçiq takohen të enjten

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 20:29

    Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takohen të enjten por kësaj radhe virtualisht në Samitin e Sigurisë së Beogradit.


    Klan Kosova mëson se në këtë takim virtual, sikur Hoti ashtu edhe Vuçiq janë ftuar të marrin pjesë si panelistë në një episodë diskutimi ku do të flitet për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Në po të njëjtin diskutim online sipas organizatorit do të flasin Emisari për Dialogun Miroslav Lajçak dhe Zyrtarja e lartë e Qeverisë gjermane Susanne Schutz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!