×
  • Sport
  • Sport

    Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 9:47

    Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.


    Juventusi i është drejtuar UEFA-s me një varg dokumentesh për të dëshmuar se Ronaldo – i cili është në karantinë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus në fillim të javës së kaluar derisa ishte në detyrë me Portugalinë – nuk ka më asnjë simptomë të virusit dhe se është në gjendje të luajë, transmeton Express.

    Mediat italiane raportojnë se Ronaldo e bëri dje një test për Covid-19, rezultatin e të cilit do ta mësojë sot.

    Sot është afati i fundit kur Ronaldo duhet të dalë negativ në testin për koronavirus për të qenë në gjendje të luajë të mërkurën e ardhshme kundër Barçës.

    Rregullat e UEFA-s kërkojnë që një lojtar të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para ndeshjes.

    Nëse testi i djeshëm i kthehet pozitiv, Ronaldo nuk do të lejohet të luajë javën e ardhshme edhe nëse del negativ në ditët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!