Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë sot se Kosova ka abuzuar me formatin virtual të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën pasi ministrja Meliza Haradinaj u paraqit me simbole të Kosovës.
Daçiq ka thënë se kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të OKB’së, diplomati rus Vasily Nebenzja ishte në situatë të palakmueshme dhe nuk mund të reagonte për faktin se ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ishte uluar para një baneri me flamurin e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Express.
Ai shtoi se kur seanca zhvillohet drejtpërdrejt kryesuesi mund të reagojë dhe askush nuk mund të abuzojë me faktin se është pjesëmarrës në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
“Këtu ne patëm një situatë ku ishte një lidhje direkte të cilën nuk mund të ndikonte kryesuesi, ku para një baneri shkruante Republika e Kosovës sëbashku me flamurin e Kosovës, këtë nuk do të mund ta bënin nëse je në Këshill të Sigurimit”, ka thënë Daçiq në Tv Pink.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.