×
  • Sport
  • Sport

    Arteta flet për përjashtimin e Ozilit nga skuadra: E kam ndërgjegjen e pastër

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 11:50

    Mikel Arteta ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër pas përjashtimit nga skuadra që ia bëri Mesut Ozilit


    Ozil nuk është i përfshirë në listën e futbollistëve të Arsenalit për ndeshjen e Premier Ligës në këtë edicion të paktën deri në janar, shkruan Reporteri.net

    Ky veprim i Artetas nuk i ka pëlqyer mesfushorit turko-gjerman, por trajneri insiston se vendimi i tij është i drejtë dhe se e ka ndërgjegjen e pastër.

    “Ajo që mund të them nga ana ime është se është një vendim futbollistik. Ndërgjegjja ime është e pastër, sepse mendoj se kam qenë i drejtë me të,” ka thënë Arteta.

    “Niveli im i komunikimit me Ozil ka qenë shumë i lartë dhe mendoj se të dy dimë se çfarë të presim nga tjetri,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!