×
  • Sport
  • Sport

    Batatina tregohet i ashpër kur pyetet për dorëheqje: Nuk merrem me persona që i kanë vetëm 50 cent për një makiato

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 12:19

    Llapi i Tahir Batatinës e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme edicionin e ri të Superligës


    Skuadra e Llapit është në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura, shkruan Reporteri.net

    Këtë fundjavë Llapi do të luajë kundër Arbërisë, e cila ka befasuar të gjithë me ndeshjet e treguara deri tani.

    Në një intervistë të fundit të dhënë për Gazeta Express trajneri është pyetur nëse e ka menduar dorëheqjen pas një fillimi dëshpërues.

    “Sa i përket kritikave dhe gjërave se a do të qëndrojë apo jo tek Llapi, nuk kam kohë që të merrem me persona që i kanë vetëm 50 cent për një makiato dhe nëse kërkon dikush redbull, ata e kane harruar kuletën në shtëpi, nuk merrem fare me ta, projekti i Llapi është projekt afatgjatë,” ka thënë Batatina. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!