Policia e Kosovës ka arrestuar një 36-vjeçar në Vushtrri, pasi i njëjti kishte kërcënuar me vrasje ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.
Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda policisë, dje Njësia Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një 36-vjeçar në Vushtrri, pasi i njëjti më datë 19 të këtij muaji, përmes një mesazhi në Twitter, kishte kërcënuar ambasadorin Gashi, se do t’i pres kokën atij dhe do të ja masakrojë të gjithë familjen.
“Gruan në gojë ta …, veq mos të nxafsha se kam me ta pre kokën shpatë, kam me ta masakrue familjen bre qafir i flliqt”, i kishte shkruar ai ambasadorit kosovar në Francë.
Pas intervistimit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt, dhe i dyshuari do të mbrohet në liri.
Ambasadori Qëndrim Gashi, kishte shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një artikull të një gazete franceze, i cili tregonte kronologjinë e një vrasje në Francë, ku një 18-vjeçar qeqen i kishte prerë kokën një profesori i cili kishte nxjerrë para nxënësve të tij karikatura të Profetit Muhamed, gjatë ligjëratës ‘Liria e shprehjes’. Artikulli që kishte shpërndarë ambasadori Gashi, si ilustrim kishte dy karikatura të tilla. Kjo kishte nxitur shumë reagime në Kosovë, ku përveç tjerash ambasadori Gashi kishte marrë edhe kërcënime të shumta. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.