Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinajn.
Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur nga partia që drejton Veseli.
Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn.
Pas takimit presidenti Thaçi nuk ka dhënë detaje se çfarë kanë diskutuar.
“Për qef, për mëngjes”, ka thënë shkurt Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Të njejtën gjë e ka thënë edhe Veseli pas takimit.
“Me ngrënë mëngjes, mëngjes i mirë”, ka pohuar ai. /Reporteri.net/.