Vera Rankoviq, ish-korrespondente dhe redaktore e televizionit shtetëror serb RTS, aktualisht artiste ka postuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, për çka ka marrë kritika të shumta nga bashkëkombësit e saj.
Në imazhin e publikuar, ajo shihet duke bërë shqiponjën me duar në shenjë solidarizimi me pronarin shqiptar të furrës “Roma”, të cilit një javë më parë dhjetëra serbë iu mblodhën para furrës pasi vëllai i tij kishte bërë një foto të tillë, transmeton Reporteri.net.
Mes komenteve, përpos kritikave, kishte edhe nga ata që vlerësuan gjestin e saj. “E dashur Vera Rankoviq, ti më ke bërë me emocione të forta saqë nuk mundem të mos them se të admiroj”, ishte njëri nga komentet.
Ndryshe pronari i furrës “Roma” në Borçe të Beogradit, shqiptari Mon Gjuraj sot do t’u shpërndajë bukë falas bashkëqytetarëve të vet. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.