×
  • Lajme
  • Lajme

    Numër rekord i testimeve për 24 orë, rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 14:24

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot është bërë numri më i lartë i testimeve për 24 orë, gjithsej 1.245 mostra të marra, nga të cilat 159 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Reporteri.


    Zemaj ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga Covid-19, gjersa nuk është bërë i ditur numri i të shëruarve.

    “Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

    Kujtojmë se dje janë konfimruar 124 raste me koronavirus, gjersa nuk është raportuar për asnjë të vdekur. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!