Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se zjarri që ka shpërthyer sot në këtë qendër është arritur të shuhet.
QS njofton poashtu se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 gjatë punimeve në rezervaret e ujit sanitar.
“Gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shperthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervuaret e ujit sanitar. Menjëherë pas kësaj punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njësitit të zjarrëfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht”, thuhet në komunikatë.
Qendra e Studentëve njofton se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material. /Reporteri.net/.