×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është shtëpia në Drenas ku është regjistruar kompania në të cilën u transferuan 2 milionë euro

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 19:09

    Labinot Gruda, punëtor i Thesarit, i cili dyshohet se brenda tetë minutash mundësoi transaksionin e mbi dy milionë eurove të shtetit në llogarinë e një kompanie me bazë në Llapushnik të Drenasit, mund të dënohet me burgim deri në 10 vite, nëse vërtetohen dyshimet për të.


    Gruda po dyshohet nga ana e Prokurorisë për veprën penale “Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

    Gjaë ditës së sotme, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin kryesor që ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.

    Radio Evropa e Lirë ka publikuar pamje nga shtëpia, në adresën e së cilës është e regjistruar kompania pritave, LDA Group Shpk, ku u transferuan mbi 2 milionë euro.

    Ndryshe, Reporteri.net qysh gjatë ditës së djeshme raportoi se i arrestuari për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove nga Thesari i Shtetit, Labinot Gruda, është anëtar i Partisë Demokratike të të Kosovës.  

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!