×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Prania e NATO-s në Kosovë, thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 19:30

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se dialogu me Serbinë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian përbën mënyrën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.


    Ai gjatë forumit online mbi sigurinë ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin ekonomik, duke thënë se është fillim i një procesi historik të arritjes së marrëveshjes finale për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe njohjen reciproke.

    “Kosova është e gatshme për këtë marrëveshje. Kosova gjithmonë ka zgjedhur dialogun për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë. Ne besojmë se dialogu është një vlerë evropiane”, tha Hoti.

    Duke folur për çështjen e bashkëpunimit rajonal të sigurisë, kryeministri Hoti tha se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë, mbetet thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

    “Kosova ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në të gjithë mekanizmat rajonalë të sigurisë. Kjo bazohet në vizionin tonë afatgjatë të integrimit euro-atlantik. Kosova aspiron për anëtarësim në NATO dhe duam të bëhemi eksportues i sigurisë. Në ndërkohë, prania ushtarake e NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!